Live

Aksident në rrugën Shtime-Lipjan – s’dihet për të lënduar

14:16 / 11 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Ditës së sotme me shi i është shtuar një aksident i ri trafiku në rrugën Shtime-Lipjan.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Aktualisht nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Ndërkohë Policia e Kosovës sot ka bërë apel për kujdes në rrugë, për shkak të kohës me reshje shiu.

Shpërndaje në

U Kopjua