Live

Aksident në Sarandë: Automjeti përmbyset pas përplasjes me disa mjete

08:34 / 15 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, pranë stadiumit të futbollit, ku një automjet, që dyshohet të jetë drejtuar nga një shtetas i huaj, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Sipas raportimeve paraprake, automjeti ka goditur disa mjete të parkuara dhe në lëvizje përpara se të përfundonte i përmbysur.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë këqyrjen e vendit dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, raporton BallkanWeb.

Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i automjetit nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

Shpërndaje në

U Kopjua