Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnatës në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ku dyshohet se një i ri ka marrë plagë të rëndë.
Sipas pamjeve që ka siguruar Gazeta Kosovalive, në vendin e ngjarjes kishin arritur policia dhe autoambulanca.
Për shkak të këtij aksidenti, në këtë pjesë të qytetit ishin krijuar kolona të gjata dhe qarkullimi është vështirësuar dukshëm.
Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me shkaqet dhe pasojat e aksidentit.