Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së enjtes në afërsi të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
Sipas pamjeve të Radio Kosova, në aksident shihet të jetë përfshirë së paku një veturë.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga përplasja, derisa Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me organet kompetente, por ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.