Live

Aksident zinxhiror në autostradën Lushnje – Fier, përfshihen 6 automjete

17:26 / 27 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një aksident zinxhiror është regjistruar sot në autostradën Lushnje–Fier, në zonën e kthesës së Kolonjës, ku janë përplasur gjashtë automjete.

Nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, transmeton Klankosova.tv.

Si pasojë e përplasjes, është krijuar një radhë kilometrike automjetesh, që shtrihet nga kthesa e Kolonjës deri në kryqëzimin e Vajkanit, duke bllokuar qarkullimin në këtë aks shumë të frekuentuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe autoambulanca. Qarkullimi i automjeteve u normalizua një orë pas aksidentit.

ABCNeë.al shkruan se Policia Rrugore vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në aksident.

Shpërndaje në

U Kopjua