Live

Aksidenti i rëndë në Has, vdes edhe pasagjeri

10:32 / 09 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Ka shkuar në dy numri i viktimave pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Golaj të Hasit, ku u përplasen dy automjete top “Benz”.

Nga përplasja humbën jetën dy persona, njëri prej tyre me pasaportë britanike, ndërsa tjetri ishte invalid pune. Automjeti i drejtuar nga N. L. u përplas me mjetin e drejtuar nga N. S., ku ndodhej edhe pasagjeri Z. N.

Përveç dy viktimave, një tjetër person mbeti i lënduar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia gjatë drejtimit të mjetit, por ende nuk është përcaktuar se cili prej drejtuesve ka shkaktuar përplasjen fatale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua