Live

Aksidenti i rëndë në Maqedoni: S’ka gjurmë për 4 personat që ishin në makinë, një fëmijë gjendet nga kalimtarët

22:14 / 02 Janar 2025

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e të enjtes përgjatë lumit Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj.

Sipas raportimit të Alsat.mk, vetura në të cilën ndodheshin pesë persona të një familjeje, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lum

Në automjet gjendeshin një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit.

Raportohet se pasagjeri i pestë është një fëmijë pesëvjeçar i cili gjatë rrokullisjes së veturës në lumin Vardar ka fluturuar jashtë automjetit, dhe është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është dërguar në spitalin ”8 shtatori” në Shkup.

Sipas Alsat.mk, tashmë është gjetur vetura e aksidentuar e cila kishte rënë në lumin Vardar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...