Live

Aksidenti me tre të vdekur, Konjufca: Organet përkatëse janë angazhuar maksimalisht për të zbardhur rastin në plotëni

15:47 / 06 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga aksidenti në Liqenin e Badovcit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kryeparlamentari Konjufca ka thënë organet përkatëse janë angazhuar maksimalisht për të zbardhu rastin në plotëni, ndërsa ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me kushte të pafavorshme atmosferike.

Reagimi:

Me shumë dhimbje mora lajmin se në aksidentin e mbrëmshëm në Liqenin e Badocit kanë ndërruar jetë tre të rinj.

U informova se organet përkatëse janë angazhuar maksimalisht me rastin për ta zbardhur atë në plotni. E në të njëjtën kohë, i bashkohem thirrjes për kujdes të shtuar gjatë këtyre kushteve të pafavorshme atmosferike që shtojnë rreziqet përgjatë lëvizjes me mjete automobilistike.

Duke bashkëndier me dhimbjen e familjarëve, si dhe miqve të viktimave, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e tyre dhe shpresoj të gjejnë forcën për të përballuar këtë tragjedi tronditëse.

U prehshin në paqe!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...