Një aksident i rëndë tragjik ndodhi mbrëmë në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë, ku një grua vdiq dhe katër persona të tjerë mbetën të lënduar.
Siç u raportua, vetura e tyre u përplas nga një kamion me targa serbe, ku për pasojë kanë dalë nga rruga dhe automjeti ka përfunduar në kanal, transmeton Klankosova.tv
Sipas Top Channel, gruaja që humbi jetën është rreth 60 vjeç, e cila ishte në makinë me anëtarër e familjes, mes tyre një 6-vjeçar.
Të gjithë të plagpsurit u transportuan drejt spitali të traumës në Tiranës, ku në gjendje më të rëndë janë i mituri dhe gjyshi i tij, të cilët janë intubuar.