Live

Aksidentohet autobusi në Turqi, raportohet për të paktën katër të vdekur

23:08 / 13 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një autobus në zonën Genç të Turqisë është aksidentuar sot dhe për pasojë raportohet se ka të vdekur, e po ashtu edhe të lënduar.

Mediat në Turqi raportojnë për katër persona që kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë që u lënduan, transmeton Sinjali.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tashmë janë publikuar, ndërsa akoma nuk dihet shkaktari i aksidentit.

Shpërndaje në

U Kopjua