Live

Aktakuzë ndaj tre personave, bënë dallavere me konkurs të Trepçë

16:01 / 16 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë” në ndërmarrjen Trepça Sh. A.

“Të pandehurit, në janar të vitit 2020, si anëtar të komisionit për pranimin e punëtorëve të minierën e Trepça SH.A., në bashkëkryerje dhe me dashje kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke mos përfillur procedurat e rekrutimit të përcaktuara sipas udhëzimit administrativ të MPMS lidhur me rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik.Të njëjtit, kanë shkelur rregulloren e vlerësimit gjatë intervistimit me gojë të kandidatëve, ashtu që në vend të vlerësimit për çdo pyetje të saktë me njëzet (20) pikë siç rregullohet në udhëzim administrativ, në rastin konkret të pandehurit i kanë vlerësuar kandidatët me nga njëzetepesë (25) pikë për pyetje në total me mbi njëqind (100) deri treqind (300) pikë, duke i sistemuar në vende pune dhe themeluar marrëdhënie të punës me shtatë (7) persona, dhe me këtë veprim kandidatëve tjerë u ka mohuar të drejtën për punësim dhe kushte të njëjta ashtu siç parashihet me ligj”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Postimi i plotë:

Aktakuzë kundër tre personave për cenim të drejtave të punësimit dhe papunësisë në Ndërmarrjen Trepça SH.A
Mitrovicë, 16 tetor 2024 –Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve A.H., E.M., dhe B.A., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë“, nga neni 219 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të pandehurit, në janar të vitit 2020, si anëtar të komisionit për pranimin e punëtorëve të minierën e Trepça SH.A., në bashkëkryerje dhe me dashje kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke mos përfillur procedurat e rekrutimit të përcaktuara sipas udhëzimit administrativ të MPMS lidhur me rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik.
Të njëjtit, kanë shkelur rregulloren e vlerësimit gjatë intervistimit me gojë të kandidatëve, ashtu që në vend të vlerësimit për çdo pyetje të saktë me njëzet (20) pikë siç rregullohet në udhëzim administrativ, në rastin konkret të pandehurit i kanë vlerësuar kandidatët me nga njëzetepesë (25) pikë për pyetje në total me mbi njëqind (100) deri treqind (300) pikë, duke i sistemuar në vende pune dhe themeluar marrëdhënie të punës me shtatë (7) persona, dhe me këtë veprim kandidatëve tjerë u ka mohuar të drejtën për punësim dhe kushte të njëjta ashtu siç parashihet me ligj.

Me këto veprime, të pandehurit A.H., E.M., dhe B.A., kanë kryer veprën penale e cila u vihen në barrë.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t`i shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe t`i dënojë sipas ligjit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...