Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka një përgjigje se pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë.
Ka qenë gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi e cila duke ia përmendur vazhdimësinë e përurutimit të projekteve në arsim, e pyeti deputetin e VV-së se pse vajza e tij nuk e kryen shkollimin në vendin tonë.
Kurtit iu deshën disa minuta për ta menduar përgjigjen, pasi fillimisht falënderoi gazetarët që po i përcjellin këto aktivitete, duke u kthyer më pas tek Bellagoshi.
“Sa i përket televizionit tuaj, besoj që ju duhet t’u thoni pronarëve që t’ia ktheni 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës”. Pra, kryeministri në detyrë, nuk pati një përgjigje konkrete rreth shkollimit të vajzës së tij.