Albulena Haxhiu, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, sot u ka ikur pyetjeve të gazetarëve që iu drejtuan asaj për seancën e sotme.
Ajo ka hyrë me nxitim në objektin e Kuvendit të Kosovës, bashkë me Xhelal Sveçlën, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme.
“A do ta respektoni aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese?, ishte pyetja e parë që iu drejtua Haxhiut.
E më pas, u pyet nga gazetarja e Klan Kosovës, Arbëresha Uka: “A do të votoheni Zonja Haxhiu? Kush pas juve nëse nuk votoheni?”.