Live

Ali Ahmeti për protestën në Hagë: Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi dëshmi të fabrikuara nga Serbia e Rusia

17:23 / 14 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Ali Ahmeti ka reaguar lidhur me protestën për drejtësi që u mbajt sot në Sheveningen të Hagës, duke theksuar se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare, e mbështetur nga bota demokratike.

Ai theksoi se drejtësia për ish-pjesëtarët e UÇK-së nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.

Ahmeti, përsëriti se liria e Kosovës nuk mund të gjykohet dhe shprehu lavdërime për UÇK-në dhe luftëtarët e saj.

Reagimi i plotë:

Protestë për drejtësi në Hagë!
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.
Sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet!
Lavdi UÇK-së dhe luftëtarëve të saj!

Shpërndaje në

U Kopjua