Live

Ambasada amerikane: ShBA qëndron me popullin e Kosovës në kujtim të viktimave të masakrës së Reçakut

14:16 / 15 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Në një postim në llogarinë në rrjetin social Facebook, ambasada ka thënë se ShBA qëndron me popullin e Kosovës në kujtim të viktimave të masakrës së Reçakut.

‘‘Sot, SHBA qëndron me popullin e Kosovës në kujtim të viktimave të masakrës së Reçakut – një pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë. Ndërsa nderojmë viktimat, ne ripërtërijmë angazhimin tonë të përbashkët për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin’’ – thuhet në postim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...