Live

Ambasada e Gjermanisë kujton rastin e Banjskës: Të vendoset drejtësia, jo më shtyrje dhe justifikime

08:44 / 24 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ambasada e Gjermanisë e ka shënuar njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

“Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku e humbi jetën e tij. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radojçiq, autori i supozuar i këtij krimi, pavarësisht se e ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi”, thuhet në postimin e Ambasadës së Gjermanisë në Facebook.

“Dështimi për të kërkuar llogari nga përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, e minon paqen në rajon dhe çon një mesazh të rrezikshëm”.

“Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më shtyrje dhe justifikime”.

Shpërndaje në

U Kopjua