Ambasada e Izraelit në Uashington i ka publikuar emrat dhe fotografinë e çiftit që u vra në Uashington.
Ata quheshin Yaron dhe Sarah, sipas njoftimit të ambasadës. Të dy ishin pjesë e stafit të ambasadës izraelite në kryeqytetin amerikan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Viktimat ishin “në kulmin e jetës së tyre”, ka shkruar ambasada izraelite në rrjetin X, ku shtohet se stafi është “zemërthyer e i shkatërruar” nga ky rast.
“Asnjë fjalë nuk mund ta shprehë thellësinë e pikëllimit dhe tmerrit tonë për këtë humbje shkatërruese. Zemrat tona janë me familjet e tyre dhe ambasada do të jetë pranë tyre gjatë kësaj kohe të tmerrshme” thuhet tutje në postimin në X.