Pas zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota pro, ka reaguar edhe Ambasada e Italisë në Kosovë.
Në një postim në Facebook, ambasada ka përshëndetur zgjedhjen e kryekuvendarit të ri, duke theksuar pritjet për funksionalizimin e plotë të institucioneve, transmeton Klankosova.tv.
“Ne mirëpresim zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës dhe presim me padurim konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejtë të Qeverisë’’, thuhet në postim.