Live

Amerika nis “hakmarrjen” ndaj Gjykatës Speciale?

13:52 / 21 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Në bllokun e parë të emisionit “Kosova Today”, këtë të enjte u diskutua për sanksionimin e ish-gjyqtarit të Speciales, Nicolas Yann Guillou, i cili pati një rol kyç në procedurën paraprake të rastit të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Lidhur me këtë, kanë diskutuar analisti Azdren Shala e avokatja e njohur, Fehmije Gashi, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Shalës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një lloj hakmarrjeje ndaj Gjykatës Speciale.

“Mendoj që kjo vjen si pasojë e një situate të re gjeopolitike. Sot, vendet më të fuqishme të Bashkimit Evropian e kanë një ftohje të raporteve me ShBA-në, si rrjedhojë kjo ftohje e raporteve për shkak të situatës së re gjeopolitike, po reflekton edhe në kësi skema, ku ShBA po godet Specialen si gjykatë të padrejtë, për të cilën ne pajtohemi”, u shpreh Shala.

Megjithëse, sipas Shalës, përndjekja e ShBA-së ndaj Gjykatës Speciale, nuk dihet nëse do të ketë rezultat pozitiv në procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Nga ana tjetër, avokatja Gashi thotë se çdokush që ndjen veten shqiptar, dhe që është krenarë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë dëshirë që rrjedhja e gjykimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së të ndryshojë për të mirë.

Hetimet ndaj ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve në Hagë, Gashi i quan të mirëpritura dhe shumë të mira.

Shpërndaje në

U Kopjua