Live

Arestohet në Angli shqiptari i kërkuar nga Interpoli

20:53 / 11 Janar 2025

Nga Kosova Live

Një 34 vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Britaninë e Madhe, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Sipas Policisë së Shtetit, Edison Muceku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “grup të strukturuar kriminal” dhe për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

“Vijon bashkëpunimi me homologët për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet nga autoritetet britanike, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, operacioni policor i koduar “Another”. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. M., 34 vjeç”.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Manchester, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tone”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Emri i Mucekut rezulton në listën e 50 personave ndaj të cilëve SPAK lëshoi urdhëarreste, në kuadër të operacionit “Metamorfoza nr.3”. (7 Maj 2024)

Megaoperacioni i drejtuar nga SPAK dhe i dakortësuar me Europol në Maj të vitit të shkuar zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë operacion. U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës./Euronews Albania

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...