Ish-diplomati, Avni Arifi ka kundërshtuar qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për moscertifikimin e LIstës Serbe.
Arifi e ka quajtur veprim të ulët dhe mashtrime partiake, qëndrimet e VV-së.
Postimi i plotë:
Të ulëta, të pandershme, mashtrime dhe krejtësisht pseudopatriotike janë thirrjet e zyrtarëve të VV-së për moscertifikimin e Listës Serbe.
Sipas ligjit, është Qeveria, dhe jo KQZ apo PZAP, që shpall partitë apo individët organizata kriminale ose terroriste. Në bazë të kësaj baze ligjore, Kurti më 27 tetor 2021 kishte vendosur sanksione ndaj shtatë individëve dhe kompanisë AID-ar Properties për lidhjet e tyre me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah. Për njerëz të Hezbollahut Kurti mundi ta kryej vet e listën serbe po don kqz-ja me ja kry punën.
Prej katër vitesh, VV udhëheq me Kurtin si Kryeministër dhe Albulena Haxhiun si Ministre të Drejtësisë, duke pasur shumicë parlamentare. As opozita, as mediat, dhe as shoqëria civile nuk e kanë penguar e edhe po të donin nuk do të kishin mundësi ta pengojnë Kurtin që të sanksionojë këdo nga lista Serbe. Mosveprimi i tij dhe akuzat e tij të tanishme, si dhe “filmat” patriotikë që bën në KQZ dhe PZAP, janë thjesht ushqim për analfabetët dhe asgjë më shumë.