Live

Arrestohen dy të dyshuar që ishin të dënuar me burg

16:27 / 20 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy lokacione të ndara, në Prishtinë dhe Obiliq, janë arrestuar dy persona që ishin në kërkim.

24-vjeçari F.S., u arrestua në Obiliq, pasi ishte dënuar me 4 vjet e dy muaj burg për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”.

Ndërkaq në Prishtinë u arrestua 42-vjepari V.K., i dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Të dy të dyshuarit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme, janë dërguar në vuajtje të dënimit, shkruan Indeksonline.

Shpërndaje në

U Kopjua