Live

Arrestohet 62-vjeçari në Viti i dënuar me 18 muaj burgim

14:57 / 19 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës në Viti sot ka arrestuar një person me inicialet M.D., (1962) i cili ishte i dënuar me burgim prej 18 muajsh për dhënie të ryshfetit, transmeton IndeksOnline.

“Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajsh për veprën penale ‘’Dhënie e ryshfetit’’ nga neni 422 i KPRK-së. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan njofton se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Shpërndaje në

U Kopjua