Live

Arrestohet deçanasi, pas përleshjes me një person i gjenden armë në formë stilolapsi

09:02 / 30 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia në Deçan, pasditen e së martës ёshtё njoftuar se nё fshatin Carrabreg ështё duke ndodhur njё përleshje mes dy personave.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatё trajtimit tё rastit dhe marrjes sё informatave, tek i dyshuari janё  gjetur dhe sekuestruar nëntë armё nё formё stilolapsi dhe katër fishekë, transmeton Klankosova.tv.

“Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, ёshtё kryer kontroll/bastisje ne shtёpinё e personit tё dyshuar mirёpo nuk ёshtё gjetur diçka e kundërligjshme”.

“I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në një njoftim të policisë atje, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua