Është arrestuar personi që dyshohet se e ka kanosur drejtorin e Spitalit të Gjakovës.
Në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 14 fishekë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 31.12.2024 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur viktimën mashkull kosovar- drejtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës. Në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”