Live

Arrestohet në Prishtinë 30-vjeçari i kërkuar me 6 urdhëresa gjykate

09:58 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka arrestuar një 30-vjeçar, R- R.G, i kërkuar me gjashtë urdhërarreste dhe tri kërkime policore për veprat penale.

Sipas komunkatës për media bëhet e ditur se ai kërkohej për “Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Lëndim i rëndë trupor”.

“I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në

U Kopjua