Live

Arrestohet në Vushtrri një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

16:56 / 30 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës.

Në njoftimin e policisë thuhet ai ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, përcjell Klankosova.tv.

“Në orët e paraditës të datës 30.07. 2025, Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës”.

“Arrestimi i të kërkuarit është realizuar në vendbanimin e tij, pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive nga Gjykata dhe ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet tutje në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua