Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka arrestuar një person në Mitrovicë si të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Në raport thuhet se të dyshuarit gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok dhe një shufër.
Ndërsa, i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok dhe një shufër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.