Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur viktimën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘William Wolker’ në Pejë.
Sipas njoftimit të Policisë, është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer kanosja.
Ngjarja ka ndodhur më datën 25 dhjetor 2024.
“Pas njё pune intensive te hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 30.12.2024 ёshtё arritur te arrestohet i dyshuari i kёtij rasti dhe ёshtё sekuestruar Arma e cila dyshohet se ёshtё kryer kanosja.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftim.