Live

Arrestohen Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha

12:55 / 14 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Dy aktivistët e organizatës “ORCA”, Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur “ORCA” me anë të një komunikate, shkruan kosovalive.net

Ata janë arrestuar pas akisionit ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozifik.

Komunikata e plotë:

ARRESTOHEN AKTIVISTËT E ORCA-S – PLAGJIATORËT DO T’I NDALIM EDHE FIZIKISHT

Sot aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arrestuan pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.

Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril.

të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal.

Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë.

Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës!

Shpërndaje në

U Kopjua