Live

Arrestohet shtetasi i huaj në Aeroportin e Prishtinës, falsifikoi dokumentet

16:15 / 07 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Një shtetas i huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas Policisë së Kosovës, ai u arrestua nën dyshimin se falsifikoi dokumentet e udhëtimit, transmeton Klankosova.tv.

I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, nën dyshimin se kishte falsifikuar dokumentet e udhëtimit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua