Live

ASK: ka rritje pagash, Murati lavdrohet, ekonomistët thonë se është pak

22:39 / 15 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Sipas një komunikate të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023, shihet një rritje prej 49 eurosh nga viti paraprak tek pagat mesatare bruto, dhe një rritje prej 60 eurosh tek ato neto, ministri Hekuran Murati lavdërohet me rritjen duke sulmuar edhe opozitën ndërkaq ekonomistët e konsiderojë të pamjaftueshme krahasuar me rritjen e kostos së jetesës.

Thirrje dhe kërkesa për rritje të pagave  ka vazhdimisht në Kosovë.

Megjithatë, sipas një komunikate të lëshuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës  që tregon të dhëna për pagën mesatare bruto dhe neto në Kosovë për vitin 2023, krahasuar me vitin 2022, vërehen ndryshime.

Në vitin 2023, pagat mesatare bruto në Kosove ishin 570 euro, derisa në vitin 2022 ishin 521 euro duke shënuar një rritje prej 49 eurosh nga viti paraprak.

Sipas komunikatës thuhet që tek sektori publik vërehet një rritje e pagës për rreth 18 %  krahasuar me vitin paraprak, dhe kjo rritje ka ardhur si  rezultat  i hyrjes në fuqi të Ligjit për pagat  në sektorin publik.

Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2023 ishte 515 euro, kurse në atë publik 713 euro.

Me këto shifra, u lavdërua ministri Hekuran Murati, që nuk la pa sulmuar opozitën.

“Sipas raportit, në vitin 2023, paga mesatare ishte rritur me 18% krahasuar me nivelin e vitit paraprak, si rezultat i hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave ne Sektorin Publik, edhe njëherë, si çdoherë tjetër, demantohen të pavërtetat e opozitës sa i përket rritjes së pagave. Pra, vetëm i duhet lënë kohës”, ka thënë Murati.

Megjithatë, profesori universitar Bashkim Mustafa, tregon si erdhi kjo rritje në sektorin publik të cilën e konsideron edhe anti-kushtetuese.

“Ajo rritje që ka ndodh në nivel mesatar, fatkeqësisht ka ndodhur për shkak të diskriminimit që është bërë me ligjin e pagave, ku një kategorie tek disa nivele siç janë profesorët universitar iu janë hequr pra zvogëluar paga janë rritur tek kategori tjera, pra që është diskriminim, të cilët e ka konstatuar edhe gjykata kushtetuese”, ka thënë Mustafa.

Kurse, ekonomisti Uran Radoniqi thotë se ka rritje e cila duhet të vlerësohet, megjithatë është shumë larg nëse krahasohet me rritjen e kostos së jetesës.

“Në fakt duhemi me i shiku deklaratat dhe të gjitha raportet që përveç numrave që prezantojnë, sepse nuk mundemi me fol për vlera absolute, një vlerë 49 euro, kur ne e dimë që inflacioni ka qenë shumë më i lartë në këtë periudhë, sesa rritja e pagave”, ka thënë ekonomisti, Uran Radoniqi.

Ligjit për pagat në sektorin publik ka hyrë në fuqi nga muaji janar i 2023-s.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...