Live

AUV asgjëson 22 ton mish që u refuzua për import, publikohen pamjet

15:01 / 02 Gusht 2024

Nga Kosova Live

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se kanë asgjësuar ngarkesën prej 26 mijë e 22 kg mish, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një njoftimi për media, AUV njofton se ngarkesa ishte refuzuar për shkak të mos ruajtjes në kushte adekuate gjatë transportit.

Nën mbikëqyrjen e autoriteteve të kontrollit kufitar MIK bashkë me ATK, u asgjësua ngarkesa prej 26 022 kg mish. Ngarkesa e cila ishte refuzuar me datë 23 Korrik, për shkak të mos ruajtjes në kushte adekuate gjatë transportit. Në pamundësi të kthimit në vendin e origjinës. Operatori ekonomik ka paraqitur kërkesë për asgjësimin e mallit. Duke respektuar procedurat AUV pranon kërkesën për asgjësim. Ngarkesa e bllombuar dhe nën kontroll të autoriteteve është sjell nga porti i Durrësit në Prishtinë. E njëjta direkt përmes kompanisë se licencuar të mbeturinave është shkatërruar dhe asgjësuar në deponin e mbeturinave në Mirash Obiliq”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua