Live

AUV-i asgjëson mbi gjysmë milioni kilogramë produkte

10:37 / 06 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në gjysmën e parë të 2024-tës, i ka asgjësuar mbi gjysmë milion kilogram produkte.

Kjo si shkak i mospërmbushjes së kritereve ligjore.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, për Ekonomia Online transmeton KosovaLive.

Thaçi tha se këto asgjësime kanë ndodhur si shkak i ankesave të konsumatorëve, po ashtu të vet operatorëve ekonomik.

Ai ka thënë se produktet në Kosovë kontrollohen sipas standardeve sikurse në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian.

“Në javët e fundit ne kemi pasur dy raste të asgjësimit të produktit peshk nga importi, në të dyja pas hulumtimeve të kryera në tërësi nga AUV, gjegjësisht Inspektorati Veterinar dhe pas kryerjes dhe analizave laboratorike është konfirmuar dyshimi i ngritur dhe ka rezultuar se ka prezence të parazitëve në këto sasi peshku. Janë dy ngarkesa të ndara të asgjësuar në deponitë e mbeturinave, varësisht nga regjioni ku ka ndodhur incidenti”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...