Institucioni i Avokatit të Popullit ka shënuar 19-vjetorin e themelimit. U tha së për këto vite ky institucion është përballur me sfida, por me shumë suksese, raporton Ekonomia Online.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se përgjatë këtyre vjetëve ky institucion është shndërruar në një prej institucioneve më të besuara në Ballkan.
“Janë plot 19 vjet përvojë e përcjellur nëpërmjet vlerësimeve e raporteve vjetore dhe për tu shndërruar në një prej institucioneve më të besuara në Ballkan. Kosova po vazhdon të përballet me sfida të mëdha ku së bashku me kolegët pi vazhdojnë të punojmë duke i përmbushur misionit. Unë gjithashtu e kam për shpirt si moment emocional për t’i falënderuar kolegët për rezultatet e mira. Janë rezultatet tuaja që të kemi këtë vlerësim dhe qëndrim të gjithë edhe jashtë Kosovës. Gjithashtu e pamundur pa bashkëpunimin e sinqertë të gjithë institucioneve tjera kosovare”, tha Jashari.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, tha se ky institucion ka ndihmuar në zbatimin e kushtetutshmërisë në Kosovë përmes inicimit të ndryshimeve kushtetuese.
“Ky institucion e ka kaluar moshën e re dhe është rritur dhe duke u shndërruar në një institucion shumë të besuar. Institucioni i Avokatit të Popullit ka përkrah dhe ka ndihmuar në zbatimin e kushtetutshmërisë në Kosovë përmes inicimit të ndryshme kushtetuese. Veçanërisht në vitet e fundit ky institucion ka qenë shumë aktiv në hetimin e vendimeve për shkelje të të drejtave të njeriut dhe në përpilimin e ankesave pranë Gjykatës Kushtetuese. Kërkesat e Avokatit të Popullit çdo herë kanë pasur fokus primar garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave në përputhje me Kushtetutën dhe konventat e të drejtave të njeriut”, tha ajo, raporton EO.
Përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Kosovë, Rikardo Serri, tha se Avokati i Popullit rangohet në një prej institucioneve më të besuara në Kosovë dhe kredibiliteti është përmendur disa herë.
“Avokati i Popullit është diçka që shkojnë për tej avokatëve tjerë sepse ky institucion ka të drejtë të bëjë rekomandime për shkeljet e të drejtave të popullit. Avokati i Popullit rangohet në një nga institucionet më të besuara në Kosovë dhe kredibiliteti është përmendur disa herë dhe për këtë duhet të krenohen. Ky institucion është bërë edhe anëtare ditë më parë në Shoqatën e Avokateve të Popullit dhe kjo flet për punën e tyre. Si në shumë vende të botës edhe këtu, institucionin i Avokatit të Popullit ka një numër të sfidave dhe zbatimi i tyre duhet të jetë prioritet i këtij institucioni”, tha Serri.
Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, tha se institucioni i Avokatit të Popullit është institucion shumë i besuar dhe i pavarur.
“Sot shënojmë 29-vjetorin e këtij institucioni dhe është një rast të reflektohet për sfidat që do të vijnë më pas. Ju në Kosovë keni një institucion shumë të besuar dhe të pavarur dhe kjo është për të festuar prandaj urime për këtë gjë. Institucioni është i juaji dhe është shumë funksional dhe këtë institucion e kanë sjellë shumë lartë. Ky institucion që udhëhiqet nga Hilmi Jashari dhe që ka katër zëvendëse që janë femra, kjo është shumë e mirë dhe për një duartrokitje”, tha ai.