Live

Avokati kosovar ankohet për artistët shqiptarë: Disa tekste e videoklipe këngësh po nxisin kriminalitetin te fëmijët

13:05 / 26 Korrik 2023

Nga Kosova Live

Këngë të shumta sot kanë në përmbajtje të tekstit substancat narkotike, dhunën, trimërinë ndaj policisë e fenomene të tjera që nxitë në aksion kundër ligjor.

Këto tekste, dhe përmbajtja e video klipeve të këngëtarëve në Kosovë, sipas avokatit Berat Peci, po stimulojnë të rinjtë drejt kriminalitetit.

Ai, tha se, këto këngë po marrin shikueshmëri të madhe nga fëmijët, pa asnjë censurë, dhe si të tilla, nga përvoja e tij gjyqësore, ka parë që këto përmbajtje muzikore po rrisin kriminalitetin tek të miturit.

Peci tha se kriminaliteti i fëmijëve po rritet edhe nga lojërat kompjuterike, të cilat zakonisht vendndodhjen e kanë në afërsi të shkollave. Ai përmendi se brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2023, janë mbi 600 vepra penale të shkaktuara nga të miturit.

Shpërndaje në

U Kopjua