Live

Bajqinovci rendit arsyet pozitive të marrëveshjes me Serbinë: Nuk ia plotëson dëshirën opozitës

13:28 / 19 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputeti nga LVV, Mefail Bajqinovci ka reaguar  pas takimit të mbrëmshëm në Ohër mes kryeministri Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, shkruan Kosovalive.net

“Marrëveshja më në fund e shkrinë fusnotën. E zhbën Zajednicën e 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues. E ngritë në çështje urgjente temën e të zhdukurve. I hap rrugë Kosovës për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Siguron njohjen e pasaportave dhe simboleve”, ka shkruar ai.

Tutje ai thotë se marrëveshja nuk ia plotëson dëshirën opozitës dhe opozitarëve./Kosovalive.net/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua