Live

Bajrami: Arsimi në Kosovë ka degraduar, na duhet reformë rrënjësore

12:55 / 01 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjendja aktuale në sektorin e arsimit në Kosovë,  për këto 11 vite është vërejtur vetëm degradim.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka ndarë një moment personal nga jeta e saj, duke e krahasuar fillimin e rrugëtimit shkollor të vajzës së saj me gjendjen e tanishme të arsimit në vend.

“Sot, 11 vjet më parë, unë, Nazi dhe Vlera e dërguam Stinën për në klasën e parë, në shkollën ‘Hasan Prishtina’ te mësuesja Zylfije Namani, tashmë e pensionuar. Sot, Stina e ka ditën e parë të vitit të fundit shkollor në shkollën e saj ‘Xhevdet Doda’. Kanë kaluar 11 vite e për fat të keq, arsimi në Kosovë ka pasur vetëm degradim”, ka shkruar ajo.

Deputetja theksoi se tashmë është bërë vonë që fokusi të kthehet te arsimi, dhe se është e domosdoshme një reformë rrënjësore në këtë sektor, raporton Klankosova.tv.

“Tashmë është bërë vonë që fokusi të kthehet te arsimi. Ne na duhet reformë rrënjësore: investime në infrastrukturë dhe në materiale didaktike, trajnime për gjithë personelin arsimor e paga të dinjitetshme dhe për këtë duhet të kemi konsensus kombëtar”.

“Urime vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve!”, ka shkruar Bajrami.

Shpërndaje në

U Kopjua