Live

Bajrami votuesve të VV-së: Albin Kurti e ka vlerësu se ai ju përfaqëson juve denjësisht

18:48 / 27 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i është drejtuar mbështetësve të Vetëvendosjes që s’janë të kënaqur me zgjedhjen e Dimal Bashës – ajo tha se Albin Kurti ka vlerësuar që “Dimal Basha ju përfaqëson më së miri”.

Postimi i plotë:

Veç dua t’ua kujtoj të gjithë mbështetësve të LVV-së që s’janë të kënaqur me Dimal Bashën, se Albin Kurti e ka vlerësu se ai ju përfaqëson juve denjësisht, pra Dimali është vlerësimi që Albini ka për JU.

Gjithashtu dua t’ju kujtoj mbështetësve të LVV-së, që sot po e quajnë të korruptuar dhe dështak Liburn Aliun: se Liburni ka qenë ministër i Albin Kurtit për katër vjet e gjysmë, me buxhetin më të madh në vend, dhe korrupsionin e dështimet e Liburnit i ka mbrojtë Albin Kurti deri më sot.

Pra, mendoni recionalisht, se kemi zgjedhje lokale dhe nacionale. Qytetarët mund ta çojnë në pension me votë politikanin e korruptuar, të dështuar dhe nënçmues.

Shpërndaje në

U Kopjua