Banorët e fshatit Stapanicë të komunës së Klinës po ndihen të rrezikuar nga një objekt i pabanuar.
Për Klankosova.tv, banorët kanë thënë se ky objekt ndodhet 50 metra larg shkollës dhe se në këtë mënyrë po rrezikohen fëmijët.
Ata gjithashtu thanë se kanë bërë kërkesë në komunë për rrënimin e këtij objekti, por sipas tyre, ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.
Kujtojmë se në mbrëmjen e së shtunës, tre fëmijë vdiqën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar, në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Viktimat ishin brenda kur u shemb pllaka e këtij objekti i cili i zuri përfundi./Klankosova.tv.