Live

Barcelona përmbys Levanten dhe merr fitoren e dytë në La Liga

09:00 / 24 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Barcelona ka arritur një fitore dramatike me përmbysje 2:3 ndaj Levantes, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të La Liga-s.

Ndeshja nisi keq për skuadrën e Hansi Flick, pasi vendasit kaluan në epërsi 2:0 në pjesën e parë, me golat e shënuar nga Romero dhe Morales.

Megjithatë, Barcelona u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë, duke treguar karakter dhe dominim në fushë. Pedri shënoi një supergol në minutën e 49’të, për të ngushtuar rezultatin në 2:1, ndërsa Ferran Torres barazoi vetëm pak minuta më vonë.

Fitorja u sigurua në sekondat e fundit të ndeshjes, kur mbrojtësi i Levantes Elgezabal devijoi topin në portën e tij, duke shënuar autogolin që i dha Barcelonës tri pikë të arta.

Shpërndaje në

U Kopjua