Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Enrico Barduani, në informimin e tij në fund të turit para Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe Këshillit të Atlantikut të Veriut, ka thënë se rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake, por politike.
Për këtë ai ka thënë se NATO është e përkushtuar të mbështesë normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Që të lëvizim përpara është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina t’i implementojmë marrëveshjet ekzistuese. Të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet që të bëjnë kompromiset e nevojshme”, ka thënë ai.
Gjatë fjalimit të tij, Gjeneral Barduani ndau vlerësimin e tij mbi situatën e sigurisë në Kosovë, duke theksuar angazhimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm të KFOR-it për stabilitet dhe në mbështetje të veprimeve diplomatike, me fokus të veçantë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake, por politike”, deklaroi Komandanti i KFOR-it.