Kryeparlamentari Dimal Basha është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë e cila zgjati vetëm pak minuta.
Ai tha se mbledhja e sotme ka qenë konsultative, mirëpo me mungesën e dy nënkryetarëve, Vlora Çitakut dhe Kujtim Shalës, siç u shpreh ai, nuk pati kuorum për të vazhduar më tutje.
“Siç e patë në këtë mbledhje të Kryesisë nuk kanë marrë pjesë dy nënkryetarë nga subjektet politike, zonja Vlora Çitaku dhe zoti Kujtim Shala dhe njëkohësisht nuk kemi pasur kuorum, dhe është pamundësuar mbledhja e Kryesisë”.
“Për mua ka qenë një mbledhje vetëm konsultative, të konsultohemi me nënkryetarët për hapat e radhës, megjithatë ata kanë refuzuar”.
Ai shpjegoi se Kuvendi i Kosovës ka kuorumin e mjaftueshëm për të vazhduar punën, pasi sipas Bashës, është zgjedhur mbi 80 për qind e kryesisë.