Live

Bashkatdhetarët në Bern me pritje madhështore për Osmanin (VIDEO)

15:32 / 21 Maj 2025

Nga Kosova Live

residentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë shtetërore në Zvicër.

Në pritje të Osmanit, një numër i madh i bashkatdhetarëve kanë dalë në sheshin e Bernës.

Para pritjes, ajo u takua me homologen e saj, Karin Keller-Sutter.

Osmani e falënderoi atë për mikpritjen.

“Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, Presidente Keller-Sutter!”, tha Osmani.

“Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë!”, u shpreh Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua