Live

Bashkimi Evropian urdhëron rishikimin e marrëdhënieve tregtare me Izraelin

20:46 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka urdhëruar një rishikim të marrëveshjes së asociimit BE-Izrael, një marrëveshje e tregtisë së lirë midis dy rajoneve.

Shefja e Politikës së Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, ka urdhëruar rishikimin e marrëveshjes së ascoiimit mes Bashkimit Evropian dhe Izraelit, marrëveshje kjo e tregtisë së lirë midis dy rajoneve.

Ky vendim vjen pas bllokadës 11-ditore të ndihmës humanitare nga Izraeli në Gaza.

“Ndërkohë, i takon Izraelit të zhbllokojë ndihmën humanitare. Shpëtimi i jetëve duhet të jetë përparësia jonë kryesore”, tha Kallas në konferencë për media pas Këshillit të Punëve të Jashtme.

Vendimi i Bashkimit Evropian për rishikim të marrëdhënieve tregtare me Izraelin vjen pas disa orësh ku Britania e Madhe mori vendim për t’i pezulluar bisedimet tregtare me Izraelin, si shkak i ofensivës në Gaza.

Shpërndaje në

U Kopjua