Live

BE mbështet me 3 milionë € Avokatin e Popullit për promovimin e të drejtave dhe lirive themelore

09:13 / 21 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Zyra e BE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë, organizojnë sot një ngjarje me rastin e Përvjetorit të 19-të të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë.

Kjo ngjarje zhvillohet në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetja e BE-së për Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë”.

Projekti me vlerë prej 3 milion euro do të zbatohet në një periudhë prej 42 muajsh dhe ka për synim të mbështesë institucionin për të mbrojtur dhe promovuar në mënyrë efektive të drejtat e njeriut dhe liritë themelore duke fuqizuar kapacitetet institucionale në të gjitha nivelet.

Projekti gjithashtu do të mbështesë Avokatin e Popullit në ngritjen e vetëdijes midis qytetarëve, autoriteteve publike dhe shoqërisë civile për rolin e Avokatit të Popullit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...