Live

Bedri Hamza e sjell në Kosovë themeluesin e PISA-s, zotohet se do ta rrisë cilësinë në arsim

11:27 / 16 Janar 2025

Nga Kosova Live

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, sot ka marrë një përkrahje të madhe nga njëri prej ekspertëve më të njohur në botë për arsimin, Andreas Schleicher, i cili është themeluesi dhe zhvilluesi i sistemit të testeve dhe instrumenteve arsimore të PISA-s.

Testi i PISA-s është më i rëndësishmi në botë për matjen e performancës dhe Hamza ka siguruar se nxënësit tanë nuk do të radhiten kurrë më në fund të listave për performancën më të ulët.

Hamza ka thënë se sot jemi në Kosovë dhe do të jemi edhe pas 9 shkurtit.

“Në arsim, rritjen e cilësisë e kam në krye të prioriteteve. Për këtë e kam kërkuar ndihmën e ekspertëve më të mirë në botë, siç është themeluesi dhe zhvilluesi i sistemit të testeve dhe instrumenteve arsimore të PISA-s, Andreas Schleicher.

Herën e kaluar kur u pamë ishte në selinë qendrore të OECD në Paris. Sot jemi në Kosovë dhe do të jemi edhe pas 9 shkurtit.

Kosova mundet ma mirë dhe unë zotohem se në ekipin tim do të jenë ekspertët më të mirë të të gjitha fushave.

Testi i PISA-s është më i rëndësishmi në botë për matjen e performancës dhe ju siguroj se nxënësit tanë nuk do të radhiten kurrë më në fund të listave për performancën më të ulët.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...