Live

Bedri Hamza kujton Bajram Rexhepin: Trashëgimia e tij jeton në vlerat që i mbrojti me përkushtim

15:21 / 21 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka kujtuar Bajram Rexhepin në 8-vjetorin e shuarjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se Rexhepi iku fizikisht nga kjo botë, por që sipas tij, ai ka mbetur përjetësisht në zemrat e njerëzve, transmeton Klankosova.tv.

“Trashëgimia e tij, si burrë shteti, si humanist dhe si një njeri i mirë që i dha shumë Kosovës, jeton në vlerat që i mbrojti me shumë përkushtim. Kujtimi për të do të jetojë gjithmonë!”, ka shkruar Hamza.

Shpërndaje në

U Kopjua