Live

Bedri Hamza: Shëndetësinë do ta transformojmë në nivel vendi, siç e bëmë në Mitrovicë

13:25 / 03 Gusht 2024

Nga Kosova Live

Kandidati i PDK-së për kryeministër dhe kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, sot përmes një video në Facebook ka folur për gjendjen e shëndetësisë në komunën që udhëheq.

Ai thotë se ka transformuar shëndetësinë në qytet dhe fshatrat e Mitrovicës, shkruan Reporteri.net.

Hamza thotë se shëndetësinë do ta transformojë edhe në nivel vendi, gjithnjë nëse PDK merr pushtetin dhe ai bëhet kryeministër i vendit.

Postimi i tij:

Shëndetësinë primare e kemi transformuar tërësisht në fshatrat dhe qytetin e Mitrovicës.

Këtë do ta bëjmë edhe në nivel vendi, që të gjithë qytetarët tanë, fëmijët, nënat e baballarët, t’i marrin shërbimet në kohën e duhur, pa burokraci, me cilësi të lartë e kujdes të shtuar.

Shpërndaje në

U Kopjua