Live

Behrami pretendon se Kurti po përgatit terrenin për koalicion me Listën Serbe: Po përpiqet ta ‘paketojë’ si detyrim kushtetues dhe jo si marrëveshje politike

21:04 / 28 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se me qëllim po e nxit Listën Serbe që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me synimin për të krijuar precedent që forcon pozitën e këtij subjekti në formimin e institucioneve.

“Dërgimi në Gjykatën Kushtetuese mund të krijojë precedent të rrezikshëm, se pa pjesëmarrjen e subjektit serb, i cili përfaqëson shumicën në komunitetin serb, nuk mund të krijohen institucionet e vendit,” shkroi Behrami në një reagim publik.

Sipas tij, kjo lëvizje është pjesë e një strategjie të VV-së për të paraqitur pjesëmarrjen e Listës Serbe në Kuvend si “detyrim kushtetues”, në një kohë kur Kurti nuk i ka numrat për të formuar Qeverinë. “Po përpiqet ta ‘paketojë’ si detyrim kushtetues dhe jo si marrëveshje politike,” shtoi ai.

Behrami paralajmëron se një vendim i tillë nga Kushtetuesja do të shtrëngonte edhe më tej hapësirën kushtetuese për përfaqësuesit serbë, duke lënë pasoja afatgjata për rendin institucional në vend.

Shpërndaje në

U Kopjua